Akuzat për aksin Thumanë-Kashar, Rama ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën pas deklaratëve të saj në Kuvend, për anulimin e koncesionit Thumanë-Kashar. Sipas Ramës opozita është edhe për të qeshur edhe për të qarë.

”Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë) dhe për të qarë (ata që u besojnë)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë,tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet, s’ka lekë. Çfarë lolosh laj thaj”.

Në lidhje me këtë, Basha në Kuvend tha: “Nuk ka lek për të ulur tarifat dhe del një nga figurinat dhe thotë: do të ja marrim koncensionit Kashar-Thumanë. Pse? Ai (koncensioni) në fakt duhet anulluar dhe çuar para ndjekjes penale, ata që e bënë, që ta dish ti mirë ti( i drejtohet Ramës), edhe ata të bandës së Lushnjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?