Akuzat për dietat e deputetëve, Mehmetaj: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve të LSI-së.

Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI-së dy ditë më parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, Mehmetaj sqaron burimin e tyre.

E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaroi se ajo është pagesa mujore që merr një deputet.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vetëm për të sqaruar, ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj. Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë. Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë”,-tha Mehmetaj .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?