Akuzat për komisionerët në Vorë dhe thirrja për të votuar PD, Celibashi: Jemi në heshtje zgjedhore
Nga Vorë nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku foli për ngërçin e krijuar në qendrat e votimit me komisionerët e ndryshuar të Partisë Demokratike. Ajo i bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të respektojnë vendimin e KAS.
Sipas Tabakut, me një vendim të paprecedentë tre anëtarë të PS-së bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe kanë refuzuar të zbatojnë të zbatojnë vendimin e KAS.
Gjatë fjalës së saj Tabaku theu edhe heshtjen zgjedhore, pasi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili i ka tërhequr vëmendjen, që mos të shkelë heshtjen zgjedhore.
“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit”.