Akuzat për prona, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Nuk e quaj sulm politik. Prokuroria…
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet.
Ndryshe nga sa jemi mësuar, ku akuzohen politikanë, që zakonisht mbrohen duke thënë se është sulm politik, Nuredini thotë se nuk e konsideron të tillë. Nga protesta e çamëve, ai deklaroi se kur hetimi të mbyllet do jetë jashtë çështjes.
“Prokuroria të çojë deri në fund hetimin. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur hetimi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini.
KOHA JONË SONDAZH

