Akuzat për zgjedhjet në FRPD, Noka: Asnjë kontestim zyrtar nga askush nuk ka
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se procesi zgjedhor për kreun e ri të FRPD-së ishte i shkëlqyer dhe se kandidatët nuk kanë kontestuar rezultatin. Në ”Euronews Albania”, Noka tha ndër të tjera se për herë të parë në politikën shqiptare, një forum organizon dhe zhvillon vetë zgjedhjet pa ndërhyrje partiake.
“Nuk ka asnjë dyshim për garën në forum. Çfarë ishte gara për forumin? Për herë të parë në Shqipëri, të rinjtë e një forumi rinor, organizojnë, drejtojnë dhe menaxhojnë vetë pa asnjë ndërhyrje partiake, një proces të shkëlqyer elektoral.
Për herë të parë, ke parë që partia nuk ka caktuar, janë propozuar 6 kandidatë. I janë nënshtruar një procesi dhe kanë bërë debat publik. Është zhvilluar një proces, asnjë kontestim zyrtar nga askush nuk ka. Unë i kuptoj, janë të rinj, kanë emocione, ka edhe artikulime në ajër. Prova, fakte, ankesa nuk ka. Kandidatët deri më tani, nuk kanë pasur kontestim”, theksoi Noka.