Akuzë e rëndë e Berishës: “Nga vila qeveritare e Dhërmiut po bëhet trafik droge”

 

Edhe sot ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim të fortë, ndonëse duhet marrë me shumë rezervë. Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë publik mesazhin e një qytetari sipas të cilit vila qeveritare e Dhërmiut po përdoret për trafik droge nga nje rrjet i lidhur me qeverinë. Kjo kërkon patjeter reagimin e shtetit sepse eshte shume e rende nese mbetet e vertete. Ja se ç'shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook:

“Zoti ish-kryeministër dua t ju informoje se vila qeveritare e Dhërmiut prej disa muajsh, me konkretisht së paku që nga mesi i muajt gusht, është bërë qendër e trafikut të lëndëve narkotike. Tek kjo vilë, në Dhërmi përgjithësisht 1 herë në jave, me se shumti ditën e premte një skaf “Perla Blu”, shumë i fuqishëm me 4 motorë, vjen nga veriu (Kroaci), dhe ankorohet aty tek Vila. Furnizohet me hashash, normalisht 1 – 1.5 ton dhe vazhdon në drejtim të Italisë. Jam i informuar gjithashtu se për shkak te këtij trafiku fiket gjithmonë për “defekt” radari i Llogarasë. Informacioni vjen nga QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare). Fjala është se ky trafik e ka kokën shumë lart në qeveri dhe behet me djeninë e plotë, madje si te thuash ndën mbrojtjen e policisë së postës kufitare të Dhërmiut!” – thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

SHKARKO APP