Akuzë e Edi Palokës: Disa drejtues të protestës qytetare janë të blerë nga Edi Rama! Ata menaxhojnë zemërimin e tyre
Protesta qytetare u nis dhe u bitis deri në shuarje. Por disa analistë dhe sot deputeti Edi Paloka thekson se disa drejtues në protestë “zë hollë” janë njerëz të paguar nga Edi Rama që të kontrollojnë protestën te mos dali jashtë asaj që lejon kryeministri.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ai flet për disa organizatorë që sipas tij marrin urdhra nga Rama dhe që janë futur qëllimisht nga kryeministri. Kujtojmë se të martën është thirrur një tjetër protestë në rrjetet sociale.
REAGIMI i deputetit të PD, Edi Paloka:
Kur filluan protestat për rritjen spekullative te çmimeve, bëra një paralajmerim në fb për “fiksit” e protestave . Ata që Rama i ka si grup të gatshem, gjoja “shoqeri civile”, e që i fut qëllimisht në çdo protestë qytetare vetëm me një qëllim; të shuajnë protesten.
Metoda është vetëm një dhe shprehet me klithmat e zë holleve te “shoqerise civile”: “Larg politika nga protestat !”
Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo në një, po në disa raste. Kështu që në protestat e tjera, nëse guxojne te hyjnë e tentojnë dhe të marrin drejtimin ata zë hollet e paguar nga Rama, duhen kapur të parët e nxjerrë për by..he jashtë protestes !
Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetëm prej tyre. Sot Rama i çoi cmimet aty ku ishin kur filloi protesta./Edi Paloka/
KOHA JONË SONDAZH

