Akuzohet për ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IMT-së

Gjykata e Lezhës në seancës e sotme ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për drejtorin e IMT-së në Kurbin, Jetmir Mzhika i cili akuzohet për ndërtimet pa leje në Patok.

Gjithashtu mësohet se Gjykata la në fuqi pezullimin e 3 inspektoreve Rivelioni Ismalaj, Shan Preci, Artur Përdoda. Më tej bëhët me dije se në arrest në shtëpi u la edhe ish-drejtori IKMT-së, Flori Gjini.

Gjykatësja, Englantina Bibaj ka pranuar kërkesën e prokurorisë të kryesuar nga Sabri Kastrati duke lenë ne fuqi vendimet e marra më parë. Ata ishin sot në seance gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ndaj tyre.

SHKARKO APP