Akuzohet për vjedhje, arrestohet polici i burgut të Fushë-Krujës (Emri)

Një polic i burgut të Fushë  Krujës është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një shtetasi kosovar. Në pranga ka përfunduar polici Sokol Pjetërgjoka.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se punonjësi i policisë ka qene turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Para tij ndalon një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë dëguar afër punës, pasi andej kishin rrugën.

Kur ka zbritur, punonjësi i policise ka marrë edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim. Gjatë kontrollit në kasafortën e burgut u gjet çanta e vjedhur me disa dokumente dhe  rreth 800 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?