Akuzohet për vrasjen e gruas, shqiptari në gjyq: Është gjallë

Një 46-të vjeçar shqiptar i cili jeton në Britaninë e Madhe, ka dalë sot para gjyqit pasi akuzohet se ka vrarë me thikë gruan e tij, Safije, teksa kjo e fundit qëndronte në shtrat. Mendohet se shkak i vrasjes ka qenë për motive xhelozie, por kjo hidhet poshtë nga i akuzuari pasi u tha gjyqtarëve dhe insistoi që gruaja e tij është gjallë, raporton Oxford Mail. Fatos Xheta, 46 vjeç, nga Lytton Road, Oksford, mohon një akuzë për vrasje.

Prokurorët në Gjykatën e Kurorës në Oxford pretendojnë se ai goditi me thikë kuzhine gruan e tij Safie, 35 vjeç, ndërsa ajo qëndronte në shtratin e saj. Sulmi ishte i motivuar nga xhelozia. Me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, Xheta u fut në kutinë e dëshmitarëve për të shmangur çdo veprim të gabuar.

Xheta pohoi se nuk mbante mend kur erdhi për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe vazhdoi të thotë se nuk e mbante mend që ai dhe as gruaja e tij punonin në fabrikën e BMW. I pyetur për detaje të natës para vrasjes së pretenduar ai përsëriti që ai nuk i dinte dhe kur u pyet nëse e vrau gruan e tij ai tha thjesht ‘jo’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj Xheta u pyet nëse e dinte se si gruaja humbi jetën, ai u përgjigj: “Jo, nuk di asgjë”. Më vonë ai u pyet nëse e mbante mend gruan e tij dhe ai u përgjigj: “Po, ajo është gjallë, por ata thonë se ajo ka vdekur”. Xheta shpeshherë bente sikur nuk kuptonte ose sikur harronte me qëllim shmangien e pyetjeve. I pyetur nëse kishte ndonjë problem mjekësor ai tha jo’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu u pyet nëse e dinte që gruaja e tij kishte vdekur ai u përgjigj: “Po, ata më kanë thënë, por nuk u besoj atyre, ajo është gjallë. “Unë nuk e kam vrarë atë, nuk kam vrarë njeri. Asnjëherë nuk kam pasur telashe”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?