Akuzohet se fshehu 60 mijë euro, policia kallëzon Myslym Murrizin në Prokurori

Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet.

Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.

Drejtoria e Krimit Ekonomik i kërkon Prokurorisë së Tiranës, që të regjistrojë procedimin penal ndaj Myslim Murrizit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, ‘Fshehje e të ardhurave’, dhe ‘pastrim i i produkteve të veprës penale’, nene këto të parashikuara në kodin penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?