Akuzoi shqiptarin kur tha se e kishte abuzuar, vajza greke ndryshon dëshminë: Gënjeva se më vinte turp
Një ngjarje me protagonist shqiptar, u bë temë debati në Greqi, por së fundi mësohet sesi qëndron e vërteta. 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga një 19 vjeçar shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj. 19-vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer. 15-vjeçarja ka treguar para gjykatës, por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.