Al Nusra: Lufta jonë nuk është ndaj Perëndimit

 

Degë të al-Kaedës në Siri ka qenë të urdhëruara nga rrjeti xhihadist që të mos përdorin vendin për të nisur sulme ndaj perëndimit,  ka thënë lideri i grupit.

Në një intervistë me Al Jazeera, Ebu Muhamed el-Julani tha se fronti i al-Nusras  është fokusuar në marrja e Damaskut dhe rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.

|"Al Nusra nuk ka plane apo udhëzime për të vënë në shënjestër Perëndimin. Kemi marrë urdhra të qarta të mos e përdorim Sirinë si platformë për sulme kundër Shteteve të Bashkuara apo Europës në mënyrë që të mos sabotohet misioni ynë i vërtetë, rënia e regjimit sirian”, tha el Julani.

Ai premtoi gjithashtu se  al- Nusra do të mbrojë pakicat siriane që refuzuan Assadin.

Një aleancë rebelësh duke përfshirë al-Nusra-n ka arritur qëllimet në veri-perëndim të Sirisë me pushtimin e qytetit Idlib.

Luftëtarët rebele tani po përparojnë në krahinën  bregdetare të Mesdheut, Latakia, një bastion i presidentit Assad dhe sektit të tij mysliman të Shia Alevit.

Intervista me el-Julani transmetuar të mërkurën  ishte e dyta e tij me Al Jazeera në Katar që nga 2013, kur al-Nusra  u nda nga ajo dega që tani është  Shteti Islamik (IS).

SHKARKO APP