Alarm i kuq në SHBA: Terroristë të veshur si policë rrezikojnë jetën e Papës

 

Papa mbaroi vizitën në Kubë dhe po udhëton për në  SHBA , ndërkohë është dhënë një alarm i ri pikërisht në prag të mbërritjes së Papa Françeskut.

Sipas një dokumenti nga policia e Pensilvanisë që është bërë publik nga rrjetit NBC, forcat e policisë kanë frikë që teroristët mund të jenë veshur si agjentë policie për të ndërmarë sulme.Duke përdorur dokumenta false, ata madje mund të hyjnë edhe në vendet e me lëvizje të kufizuar.Madje raporti bën me dije se teroristët mund të jenë lehtësisht të armatosur dhe të kenë në dispozicion internet.

Focat e rendit ftojnë autoritetet për të pasur vëmendje të madhe dhe për të verifikuar edhe personat e veshur me uniforma dhe të marrin shpjegime për personat e armatosur që duan të hyjnë në hapësira a të ndryshme, pa dhënë më parë një shpjegim.

SHKARKO APP