Alarm i rremë për bombë te Ambasada çeke

Një alarm për bombë në afërsi të Ambasadës çeke në Tiranë, vuri në lëvizje policinë. Policia e Shtetit rrethoi zonën, ndërsa kreu edhe kontrolle me qen anti-ekploziv. Nga verifikimet paraprake, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë. Dyshimet janë se mund të jetë alarm fals. “Në vendngjarje nuk kemi gjetur asgjë të dyshimtë, kanë nisur hetimet për telefonatën që morëm” bëjnë me dije burime nga Policia. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit që bëri telefonatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?