Alarm i rremë për bombë te Kompleksi Dinamo, shoqërohet denoncuesi

Një alarm i rremë ka ngritur në këmbë strukturat policore në Tiranë, pas telefonatës së një personi në sallën operative se një pako e dyshimtë ishte parë prej tij poshtë një makine tek Kompleksi Dinamo.

Pasi në vendin ku ishte raportuar në telefon ka shkuar policia, personi që denoncoi ngjarjen ka shoqëruar efektivët pranë një makine ku pretendonte se kishte parë pakon.

Por aty nuk kishte asnjë gjë. Mendoi se e kishte parë pak më larg, por edhe aty policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë. Në fund denoncuesi u dorëzua dhe tha se i ishte dukur se kishte parë një eksploziv poshtë një makine dhe mendoi të parandalonte ndonjë tragjedi.

Policia mësohet se ka bërë shoqërimin e këtij personi, emri i të cilit nuk bëhet me dije, për të pyetur më tej rreth pretendimeve të tij. Për fat të mirë, alarmi ishte i rremë.

SHKARKO APP