Alarm i rremë për bombë tek Filologjiku

 

Një cantë e dyshimtë është gjetur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusit pranë Fakultetit Histori Filologji. Menjëherë policia rrethoi zonën dhe devijoi trafikun e automjeteve.

Nga verifikimet e ekspertëve rezultoi që canta ishte bosh dhe me siguri mund të jetë harruar nga dikush. Alarme të tilla për bombë, thjesht për të përhapur panik janë të shpeshta në Tiranë.

Kujtojmë para disa ditësh kur sapo kishin ndodhur sulme terroriste në Paris dhe në Tiranë pati disa alarme për bombë

SHKARKO APP