Alarm në Itali. 2 viktima nga koronavirusi, 52 të infektuar. Shqipëria shton masat

Ka arritur në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas një 77-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në provincën e Padovës një tjetër viktimë shënohet mëngjesin e se shtunës. Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 52. Deri më sot, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.

Në rajonet e Lombardis dhe Veneton autoritet italiane kanë nisur marrjen e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ligat rajonale të futbollit janë pezulluar. Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se një pjesë e shkollave në zonat ku janë regjistruar viktimat dhe të prekurit janë mbyllur.

Kryeministri Italian Xhusepe Konte ka thirrur me urgjencë komitetin e emergjencave civile të Italisë.

Alarmi në Itali ka vënë në lëvizje dhe autoritetet shqiptare. Në Portin e Durrësit ditët e sotme janë shtuar masat e kontrollit dhe ekipet mjekësore që kontrollojnë personat që vijnë nga Italia. Gjatë dy ditëve të fundit nga Italia kanë hyrë në Shqipëri rreth 500 persona. Drejtuesit e ekipeve mjekësore thanë për mediat se janë kontrolluar të gjithë dhe nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.

VIDEO/ Qyteti i Codognos, me 16 mijë banoë, në rajonin e Lobardisë është boshatisur

 

Foto: Farmacitë në veri të Italisë njoftojnë se nuk ka më maska kirurgjikale

SHKARKO APP