Alarm në Rinas, arrestohet siriani me dokumente të falsifikuara

Një shtetas sirian u arrestua sot në aeroportin e Rinasit, duke alarmuar autoritetet kur zbuluan se ai u prezantua si shtetas nga Guatemala, por  kishte falsifikuar dokumentet. Siriani me dokumente të falsifikuara, 57 vjeçari Muhammed Aldughll, kishte  udhëtuar në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm me linjë ajrore.

Ai si dokumente udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me  gjeneralitete dhe datëlindjen në emër të një shtetasi tjetër Sirian E.P.

Policia njofton se gjate kontrollit 57 vjeçarit sirian ju gjet një kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane. Por edhe një pasaportë turke dhe në brendësi të pasaportës kishte një vizë angleze, që dyshohen se janë të falsifikuara.

Edhe disa nga terroristët përdorin dokumente të falsifikuar kur të futen në Europë, çka ka bërë që kontrollet të jenë më të forta.     

SHKARKO APP