Alarm për bombë edhe në metronë e Romës

 

Alarmi për bombë në metronë e Romës ka shkaktuar panik në kryeqytetin italian.

Teksa pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë, është kryer evakuimi dhe mbyllja e linjës së metrosë mes Terminit dhe Ottavianos në Romë.

Për rreth një orë gjithçka ka qenë e bllokuar, por pas verifikimeve se bëhej fjalë për alarm fals, situata u qetësua.

Pakoja, për të cilën nuk ka ende shumë detaje u pikas në stacionin Lepanto, në zonën e metrosë.

Pas alarmit, policia ka bërë me urgjencë evakuimin e zonës, ndërkohë që theksohet se pakoja e dyshimtë u pa në brendësi të stacionit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca policore, të zjarrfikësve dhe ekspertët për eksplozivët. Alarmi rezultoi fals, ndërkohë që kontrollet dhe monitorimet policore vijojnë.

SHKARKO APP