Alarm për bombë në Maqedoninë e Veriut, rrethohet presidenca

Autoritetet e sigurisë janë ngritur sërish në këmbë në Maqedoninë e Veriut, pas alarmeve për bombë në disa institucione të rëndësishme të vendit.

Kërcënimet për një sulm të mundshëm janë shpërndarë përmes postës elektronike dhe në shënjestër të tyre janë pallati presidencial dhe disa qendrat tregtare.

“Sot është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel “Marriot”, Hotel “Alexander Palace”, QS “Boris Trajkovski”, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në terren kanë zbritur njësitë e antiterrorit që po bëjnë një krehje të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alarmet për bombë janë shpeshtuar në muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe dyshohet se bëhen përmes e-maileve nga hakera të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?