Alarmi: Gjenden “hala” metalike në bananet dhe luleshtrydhet e importuara

Policia ka konfirmuar se është në hetim të një incidenti ku një objekt metalik është gjetur brenda një bananeje, teksa më parë është gjetur një mjet metalik si gjilpërë në luleshtrydhe.

Komisioneri i Policisë Queensland, Ian Stewart, konfirmoi se policia po hetonte në mënyrë aktive një incident, por nuk dha detaje rreth vendit ku u gjetën bananet e kontaminuara.

Ky hetim vjen pasi më parë u gjet gjilpërë në luleshtrydhet që importohen nga Zelanda e Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kultivuesit janë bërë nervozë për shkak se e ardhmja e tyre është në fije të perit nëse vërtetohet se metalet janë vënë qëllimisht në produktet e tyre dhe shumë shpejt mund të jenë në krizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frika mbi hala metalike të sekretuara në luleshtrydhe tani është përhapur në të gjithë Tasmaninë, në të dy shpërndarësit kryesorë të Zelandës së Re dhe Australisë.

Policia është duke hetuar pasi objektet metalike u gjetën në paketimet e frutave të 5 shteteve ku Australia importon.

Ministri Federal i Shëndetësisë Greg Hunt ka urdhëruar gjithashtu mbikëqyrësit e sigurisë ushqimore për të hetuar trajtimin e luleshtrydheve gjatë procesit të rritjes së tyre, pasi dyshojnë që edhe ngjyra e tyre nuk është natyrale.

Ai tha për ABC:

Në fund të ditës, puna po shkon shumë mirë. Është e qartë tashmë, mbroni konsumatorin para së gjithash.”
Countdown tha se kishte ndaluar urdhërimin e importeve të mëtejshme të luleshtrydheve australiane.

Njoftimi vjen pasi janë gjetur gjilpëra në shumë luleshtrydhe në Australinë e Jugut dhe në NSW, duke shtuar incidente në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar frikë tek konsumatori.

Nënkryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Luleshtrydheve të Queenslandit, Adrian Schultz, thotë se ajo që filloi me një akt të vetëm të ‘terrorizmit komercial’ po gjunjëzon tani një industri multi-milion dollarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?