Alarmi i ekspertëve për koronavirusin: ja kur pritet piku i sëmundjes

Në Lombardi, vatrën e koronavirusit në Europë, ka 2251 raste pozitive me Covid 19, 1169 pacientë të shtruar në spital, 244 në terapi intensive, mbi 148 të vdekur. Dhe nuk mbaron këtu. Sipas përllogartijeve të bëra bazuar në modelet matematikore të ekspertëve amerikanë, piku i sëmundjes nuk ka ardhur akoma: ai pritet diku rreth 22 marsit, kohë kur në këtë rajon të Italisë llogaritet të ketë 8 mijë shtrime të reja në spital; kjo nëse nuk zbatohen siç duhet masat e frenimit të sëmundjes.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Evropë, në kontinent po merren masa të jashtëzakonshme. Organizatorët e Panairit të Librit në Londër, një nga tubimet më të mëdha të industrisë botuese, e kanë anuluar panairin. Linjat ajrore gjithashtu kanë ulur ndjeshëm fluturimet.

Në Itali, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi është i dyti pas Kinës, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit dhe i ka shtyrë për muajin tjetër të gjitha ngjarjet sportive ku ka pjesëmarrje tifozësh. Italia është vendi evropian i goditur më rëndë nga COVID-19, me numrin e të vdekurve mbi 148 dhe numrin e infektimeve 3.850. Ministrja italiane e arsimit Lucia Azzolina njoftoi të mërkurën se me situatën epidemiologjike që po ndryshon me shpejtësi, qeveria kishte vendosur të mbyllte të gjitha shkollat dhe universitetet duke filluar nga e enjtja deri më 15 mars.

Disa nxënës i gëzoi ideja se nuk do të shkonin në shkollë për një kohë edhe pse ministrja e arsimit e bëri të qartë se nga shkollat dhe universitetet do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar që studentët do të vazhdojnë studimet në shtëpi për të mos ngelur prapa. Veç kësaj, ngjarjet sportive, si ndeshjet e futbollit, do të luhen pas dyerve të mbyllura gjatë gjithë muajit tjetër.

SHKARKO APP