Alarmi i kreut të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar: Jo ndërtime pa oponencën sizmike dhe atë gjeologjike

Ndërtimet në Shqipëri pas viteve 90 nuk vuajnë vetëm nga mangësia e analizave të studimeve sizmike, por edhe nga ajo e studimeve gjeologjike të trojeve ku janë ndërtuar.

Kreu i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Viktor Doda, në një intervistë për RTSH e konsideron mungesën e oponencës së studimeve gjeologjike-inxhinjerike nga specialistet e pavarur të shtetit si “të pafalshme”.

Sipas tij çdo vepër inxhinjerike e ndërtuar në këto 30 vite tranzicion ose ka një studim gjeologjiko-inxhinjerik të studiove private që e ka kryer ose nuk ka fare. Këshilluesve të pavarur dhe profesionistë të shërbimit gjeologjik shqiptar, sipas zotit Doda nuk u është kërkuar në asnjë kohë mendim, studim apo analizë për trojet ku janë bërë ndërtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai këmbëngul se edhe ndërtimi më i rregullt që ka ndjekur të gjithë hallkat e projektimit nga studiot private, kërkon oponence gjeologjike –inxhinjerike nga shteti dhe nuk mund të kaloje pa u miratuar nga kjo strukture profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas tre vitesh pune studimore, Shërbimi Gjeologjik u dorëzoi në 2017 gjithë njësive administrative në vend paketën studimore gjeologjike inxhinjerike për trojet në varësi, por fatkeqësisht pjesa dërmuese nuk i përdorin, ndërsa të tjera nuk dinë edhe se ku i kanë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, specialistët e këtij shërbimi janë kërkuar me urgjencë nga instancat e tjera shtetërore për fazën e rindërtimit me qëllim dhënien e mendimit për përmbajtjen dhe sigurinë e trojeve ku do të rindërtohet.

Sipas Kreut të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Viktor Doda, kjo ngjarje duhet të kthehet në një leksion për shtetin që të mos lejojë më ndërtime pa oponencën sizmike dhe atë gjeologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?