Alarmi i mjekëve: Sëmundja vdekjeprurëse që transmetohet nga qentë te njerëzit

Mjekët në Shqipëri kanë ngritur alarmin për një sëmundje vdekjeprurëse që ka prekur së fundmi qentë e rrugës.

Bëhet fjalë për sëmundjen e leishmaniozës, e cila prek fillimisht qentë, dhe më pas përmes pickimit nga mushkonjat mund të infektohen edhe njerëzit.

Veterineri Martin Toro tregon për Top Channel se vetëm brenda dy muajve, brenda klinikës së tij 10 qen janë prekur nga sëmundja: “Kohët e fundit kemi pasur një rritje të kësaj sëmundjeje, 1 në 4 raste kanë qenë të diagnostikuar me leishmania. Kryesisht janë qentë e rrugës, të pambrojtur, pasi nuk kanë masa parandalimi siç është rripi antiparazitar që mban larg mushkonjat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë mushkonjat ato që transmetojnë sëmundjen e leshmaniozës nga qeni tek njeriu, pavarësisht kësaj, sipas veterinerëve, ka një zgjidhje dhe ajo është vaksinimi në kohë i kafshëve të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, sipas mjekut infeksionit Pëllumb Pipero pranë pavionit të infektivit në vit paraqiten 30 pacientë të prekur nga leishmanioza, e nëse kurimi i kësaj sëmundjeje nuk bëhet në kohë, atëherë përfundimi është fatal.

“Leshmanioza në rast se nuk mjekohet është sëmundje vdekjeprurëse, ka vdekshmërinë mbi 95% ndryshe nga shumë smëundje të tjera infektive të cilat ne i konsiderojmë të kufizuar apo vetëshëruese. Përgjithësisht, sëmundja dominohet nga temperatura, rënia në peshë dhe anemia. Shpesh ka dhe rritje të nyjeve limfatike, zmadhim të mëlçisë dhe të shpretkës, për këtë arsye shumë herë kjo sëmundje ngatërrohet me sëmundjet e gjakut”, tregon Pipero.

Leishmanioza është një sëmundje endemike që shkakton dëmtime granulomatoze në lëkurë dhe dëmtime në organet e brendshme. Zakonisht paraziti infekton qentë, brejtësit dhe njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?