Alarmi i SHISH, Tirana dhe Moska kryeqytetet më të rrezikuara nga terrorizmi

 

Tirana dhe Moska janë cilësuar si dy nga kryeqytetet më të rrezikuara nga Terrorizmit pas ngjarjeve të ndodhura në Paris. Një informacion i tillë është bërë i ditur nga shërbimet inteligjente, raporton TV Klan.

Raporti konfidencial i është dorëzuar Shërbimit Informativ Shtetëror pas ngjarjeve të fundit në kryeqytetin Francez.  Alarmi ekstrem, i marrë nga shërbimet e huaja inteligjente, është analizuar dhe përcjellë nga Shërbimi i Informativ Shtetëror, drejt organeve të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Menjëherë pas këtij alarmi të zyrtarizuar dhe protokolluar nga Shërbimi Informativ, janë informuar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, si dhe ato të policisë. Këta të fundit urdhëruan, një ditë më parë, kalimin në gatishmëri të plotë të të gjithë efektivëve të forcave të rendit.

Sipas sinjalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, përveç kryeqyteteve të tjera europiane, Tirana futet në listën e metropolove më të rrezikuara nga sulmet terroriste, madje duke kaluar edhe Romën, Milanon apo Londrën dhe është në një nivel me kryqytetin rus, Moskën. Shteti dhe qeveria ruse janë kërcënuar disa herë për sulme nga ISIS për shkak të fushatës së bombardimeve që Presidenti Putin po përdor kundër kalifatit islamik. Por, vënia e Tiranës në të njëjtin nivel rreziku sa Moska, ishte një surprizë, jo vetëm për Shërbimin Sekret Shqiptar, por edhe për vetë shërbimet sekrete të huaja, të cilat ua kanë përcjellë këtë informacion kolegëve shqiptarë.

Kjo shpjegon dhe masat ekstreme që ka marrë gjatë ditëve të fundit Policia e Shtetit. Vetëm dje, policia pajisi patrullat e forcave policore me automatikë dhe armatime të tjera. Ndërkohë që më parë patrullimi bëhej betim më armë të lehta, pistoleta.

Në gjithë kryeqytetin shqiptar gjatë ditëve të fundit janë shtuar masat e sigurisë, si dhe kontrollet në zonat publike; rrugët kryesore, qendrat tregtare, shkollat dhe institucionet shtetërore.

Ndërkohë mediat rajonale raportojë se në Ballkan ka më shumë se katër mijë xhihadistë. Mediat boshnjake shkruajnë se baza e terroristëve ndodhet në Bosnjë.  Dy ditë më parë në Bosnje u vranë dy ushtarë nga njw sulm terrorist. Të dhënat flasin se përveç islamikëve nga BeH, kërcënim për sigurinë në Ballkan paraqesin edhe xhihadistët nga Sanxhaku e Kosova, që po luftojnë në Siri. 

SHKARKO APP