Alarmi, Kryeministri francez: Mund të na sulmojnë me armë kimike

 

Kryeministri francez, Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të përballet me ndonjë sulm kimik ose biologjik nga grupet terroriste.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance parlamentare urgjente.

Valss tha se terrorizmi e goditi Francën jo për shkak të asaj që po bën në Irak apo Siri, por për “shkak të asaj që është Franca”.

Valls bëri thirrje që Europa të garantojë të tjera masa sigurie dhe të ndajë informacion në lidhje me pasagjerët e avionëve.

Oficerët e policisë do lejohen të mbajnë armë edhe kur nuk janë në detyrë, përsa kohë mbajnë një shenjë në krah.

SHKARKO APP