Alarmi në Berat, çiftet po ndahen

Emigracioni dhe kushtet e vështira ekonomike po shkatërrojnë familjet në Berat. Në Gjykatën e Tiranës vetëm gjatë vitit 2018 u divorcuan me mbi 330 çifte. Në Berat, gratë po i braktisin burrat. Mbi 330 çifte u divorcuan në Berat vitin e kaluar. Në një kohë që në gjykatë shkuan mbi 400 kërkesa.

Fakti është se numri më i lartë i atyre që kërkojnë të ndahen janë femrat. Zgjidhja e martesave në këtë zonë ka për shkak kryesisht emigracionin e bashkëshortëve jashtë vendit, mungesa e besnikërisë, kushtet e vështira ekonomike, diferencat kulturore dhe arsimore.

“Është një zgjidhje e mençur kur palët vijnë në gjyq pa kaluar tek lindja e fëmijëve dhe kjo kalohet me një dhimbje sa më të vogël. Kur çështjet na vijnë me një fëmijë, me dy, me tre, këtu bëhet më e vështirë ndarja sepse shtohet problematika se me kë do të shkojnë fëmijët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shifrave të gjykatës, divorcet në Berat kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në vitin 2017 u ndanë 150 çifte dhe vetëm një vit më pas kjo shifër u dyfishua. “Ka pothuajse përditë çështje të divorcit të shpërndara te avokatët. Ka çështje që vijnë për shkaqe ekonomike”. Muajt janar dhe gusht janë dy muajt që regjistrojnë numrin më të madh të kërkesave që vijnë për divorce në Gjykatën e Beratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?