Alarmi nga Amerika, gazetarja Lala: Shqipëria s’ka rrezik potencial, por mund të jenë të rrezikuar muhaxhedinët
Gazetarja Klodiana Lala komenton paralajmërimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët amerikanë lidhur me rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane. Ajo vlerësoi se Shqipëria nuk paraqet rrezik potencial për qytetarët, por theksoi se grupet e Muhaxhinëve në kampi i Manzës mund të jenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve specifike.
”Për shkak të ngjarjeve të mëparshme dhe hetimeve që kanë përfshirë disa individë të arrestuar apo të akuzuar për aktivitet terrorist, mund të ketë rrezik të drejtuar ndaj kampit Ashraf, ku jetojnë rreth 3,000 persona.
Nuk shoh ndonjë kërcënim të gjerë për vendin, përveç rreziqeve të mundshme për këtë grup specifik.
Përmendim mundësinë e sulmeve kibernetike si një kërcënim i mundshëm, duke theksuar nevojën për vëmendje ndaj sigurisë së informacionit”,-tha në emisionin ”Të Paekspozuarit”.
KOHA JONË SONDAZH

