Alarmi: Xhihadistët, plan sulmesh në plazhet europiane

Bashkë me verën, diellin dhe detin, mbërrin edhe alarmi terrorist për plazhet europiane. Objektiv janë plazhet ku frekuentimi është më i madh, si në Itali edhe Spanjë.

Sinjalin e parë mbi këtë rrezik e ka dhënë e përditshmja gjermane “Bild” e cila e hap gazetën me titullin: “Terroristët kanë planifikuar sulme në plazhet tona!”.

Mësohet se shërbimet sekrete italiane kanë kontaktuar tashmë ato gjermane rreth kësaj çështjeje dhe
se “të maskuar si shitës në rrugë”, xhihadistët mund të hedhin veten në erë në plazhe.

Shënjestër e sulmeve dyshohet të jenë plazhet e Italisë, Spanjës dhe jugu i Francës.

Terroristët do të jenë të përgatitur për të përdorur armë dhe eksploziv mes shazlloneve dhe çadrave të plazhit, shkruan Bild, siç ndodhi vitin e kaluar në Tunizi.

Dhe sipas një zyrtari të lartë të sigurisë gjermane, “ky mund të jetë një dimension tjetër i terrorit që ISIS synon të shkaktojë. Plazhet nuk mund të mbrohen”.

terror

SHKARKO APP