Alarmohet policia nga banda e shqiptarëve në Itali, mediat: Bazën e kanë në Tiranë

Një bandë shqiptarësh në Itali, e cila është zbuluar nga policia vijon ende që të jetë në qendër të vëmendjes, pasi hetimet për ta po vazhdojnë akoma.

Sipas mediave në vend autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për bandën shqiptare që kishte kryer disa vjedhje, vetëm pak ditë më parë u arrestuan 4 anëtarë të saj.

Të arrestuarit janë Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane raportojnë se sipas hetimeve pas tyre mund të jetë një organizatë e vërtetë e specializuar për vjedhjet midis dyqaneve dhe apartamenteve me një bazë logjistike në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hipoteza që duhet shqyrtuar nga hetuesit është ngitur nga fakti se mallrat e vjedhura në Itali përfundojnë në tregun e zi në Shqipëri.

Po përpiqemi të rindërtojmë dinamikën e brendshme, gjithashtu do të kërkohet një person i pestë i cili do të kishte shpëtuar nga arrestim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?