Alban Xhillari del në “shitje”. Përmbarimi sekuestro pronës “Folie Terrace”

 

“Folie Terrace”, lokali i njohur i natës në Tiranë, ka dalë në shitje. Një shoqëri përmbarimore (Strati Bailiff’s Service) e ka nxjerrë në ankand për llogari të Tirana Bank. Pronari i lokalit, Alban Xhillari është debitor tek kjo bankë, pasi nuk ka mundur të shlyejë kredinë.

Ndërtesa e “Folie Terrace” është ngritur mbi një truall me sipërfaqe 330 m2. Çmimi fillestar i ankandit është 1.320.000 (një milion e treqind e njëzetëmijë) euro.

Të ardhurat nga shitja e lokalit do të shkojnë për shlyerjen e kredisë së Xhillarit në Tirana Bank.

Xhillarit, sipas revistës Monitor, përmbarimi i ka nxjerrë në shitje edhe një truall me sipërfaqe totale 2764 m2, në Durrës me një vlerë në ankandin fillestar 304.000 (treqind e katër mijë) euro.

SHKARKO APP