Albana Vokshi fton gratë dhe vajzat në protestë: Të gjithë bashkë me fëmijët tanë

Kryetarja e LGDSh Albana Vokshi fton gratë dhe vajzat shqiptare në protestën e pasdites së sotme që do të mbahet në bulevardin kryesor të Tiranës.

“Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama!

Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashura nëna dhe motra!

Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”, thotë Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?