Albana Vokshi: Kryeministri do shpallet “person non grata”. Ka 24 orë kohë të largohet nga Tirana!

 

 

Rrethimi i parlamentit diten e enjte nga turmat popullore a ka rrezik që të ketë konfrontime mes demonstruesve dhe policisë?

Dhuna është simboli i socialistëve, të cilët ndjekin të njëjtën ideologji si të partisë mëmë, ish partisë së Punës, 25 vjet më parë. Nuk kanë asnjë dallim: burg, dhunë dhe propagandë janë parullat e tyre.Asnjë protestë e organizuar nga PD nuk është shoqeruar nga dhuna, aq me pak konfrontime me forcat e rendit.

Edhe në protesten e fundit, të 8 dhjetorit, asnjë polic apo pjesë e forcave të rendit nuk u prek apo dëmtuar. Edhe në rastin e një reagimi me zemërim të qytetarëve ishin strukturat dhe deputetët e PD-së të cilët shmangen çdo lloj përplasje apo reagimi të dhunshëm. Ishte falë PD-së që protesta mbeti në kufinjtë e një proteste të qetë, paqësore, e që përbën edhe ndryshimin e madh mes dy forcave kryesore politike.

Policia nuk do të dalë kundër familjes së saj, ajo do t'i bashkohet protestës " Shqipëria ngrihet".Demostruesit janë familjet shqiptare, nuk janë bandat e paguara nga kryeministri dhe ministri i "policisë famëkeqe” të drogës e mafias. Protestuesit e të enjtes janë shqiptarët, që do të ngrihen në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut.

Manifestuesit e të enjtes do të jenë intelektualët, studentët, të rinjtë dhe të rejat. Protestuesit e të enjtes do të jenë profesionistët e lirë, do të jenë qytetarët, do të jenë sovrani për të vendosur për Shqipërinë.

Fryma e protestës është revolta ndaj kësaj qeverie, ndaj kryeministrit, ministrave dhe mazhorancës që kanë gjeneruar kriza të gjithanshme dhe kanë ngritur dëshpërimin si normë të jetës. Janë shqiptarët vetë pra që kërkojnë të organizohen në protesta si i vetmi mjet për të dëshmuar revoltën masive që qëndron e heshtur e ndrydhur ose shumë tepër akoma e gjallë për të shpërthyer.

 “Shqipëria që ngrihet” do të jenë qytetarët, përfaqësues të çdo kategorie të popullsisë që po u cënohen të drejtat më elementare çdo ditë. Shqipëria nga Vermoshi në Konispol është e shqiptarëve dhe të enjten vendosin ATA! Vetëm POPULLI vendos nesër para Parlamentit !

Strategjia e PD-së për protesta në seri, pa ndalesë, a ka rrezik të çojë në uljen e numrit të protestuesve nga njeri miting në tjetrin?

Revoltat popullore janë të destinuara të rriten çdo ditë! Ju siguroj se ato nuk do të mund të numerohën…Nga Shqipëria u detyruan të largohen dyerëve të botës, mbi 100 mijë shqiptarë. Askush nuk e harron këtë eksod varfërie ! Ne, të gjithë bashkë do të rikthejmë besimin tek miliona shqiptarë që u mashtruan nga " aleanca e qelbësirave". Ne çdo ditë bëhemi më shumë !

Fjala e Ramës në Jug që sipas PD-së është gjuhë raciste kundër veriorëve ,a mendoni se mund t’i jepni kohë kryeministrit të kërkoj falje apo ju direkt do ndizni urat e zjarrit?

Fobisë së të marrëve nuk ia kanë gjetur ende zgjidhjen e plotë neuropsikiatrit dhe psikoanalistët e jo më politikanët.Këto qëndrime të papërgjegjshme të një burri që drejton qeverinë nuk kanë ndodhur dhe gjatë përplasjeve civile në ‘97 e jo  më në një vend anëtar të NATO-s.Ndaj Rama duhet të kërkojë urgjentisht falje publike, përndryshe mosbindja civile do të marrë përmasa të pandalueshme në të gjitha format e saj deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike.

Inkurajoj shoqërinë civile të angazhohet në mbledhjen e firmave  për të shpallur Edi Ramën “person non grata” në Tiranë. Kryeministri shkeli Kushtetutën, ai duhet të japë dorëheqjen për thirrjet raciste. Ai ka afat 24 orë të ikë nga Tirana! Më pas populli merr fatet e tij në dorë.

E fundit çfarë do të ndodhi nesër ( e enjte) në parlament e jashtë parlamentit? 

Era e revolucionit demokratik në Shqipëri ka nisur dhe shqiptarët ,me besimin në Zot, do ta fitojnë këtë betejë për të drejtën ! Agjendat e lëvizjeve popullore janë të qarta: nuk ka kthim prapa deri në largimin e qeverisë më të korruptuar në Shqipëri. Diktaturat janë sistemet që rrëzohen me revolucione, që hapin më pas rrugën për të përgatitur rotacionet e pushteteve me votë të ndershme.

 

 

SHKARKO APP