Albana Vokshi: Protestë madhështore, Rama nuk na blen dot!
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në podiumin e protestës që po mbahet nga opozita para kryeministrisë. Ajo e ka cilësuar si një protestë madhështore, dhe se “Rama nuk i blen dot”.
“Të dashur qytetarë, kam qenë në shumë protesta por kjo është më e madhërishmja. Njerëz të lirë, kam nderin të jem zëri i mijëra grave dhe vajzave që janë kundër regjimit që mbjell frikë e dëshpërim. Mijëra njerëz janë këtu e plot të tjerë me zemër, ne sakrifikojmë çdo ditë për familjet e fëmijët tanë, sot është ditë e mirë për Shqipërinë. Është ditë e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij, nuk na gënjen dot!
Nuk na blen dot, largohu! Sot nisim një rrugë vetëm më një drejtim, nuk ka kthim mbrapa derisa të largohet kryeministri më i korruptuar.
Babëzia e tyre nuk pyet për shqiptarët, u hoqi dhe 3 mijë lekëshin e pensionit, as për të rinjtë më të mirë që ikin çdo ditë, gratë kryefamiljare apo të dhunuara. Të dashur qytetarë, këta nuk do ndalen së grabituri pronat e parave tona”, tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

