Albana Vokshi publikon fotot: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID19! Pse Prokuroria nuk vepron?
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në facebook radhët në zyrat vendore të Arsimit.
“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre”,- shkruan Vokshi në posimin e saj.
Postimi i plotë:
Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!!
Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë.
Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.
Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.
Pse Prokuroria nuk vepron??
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158637000524429&id=559294428