Albana Vokshi: Socialistët e shohin të ardhmen pa Ramën! 11 shkurti hapi siparin e revolucionit
PD-ja e Sali Berishës ka nisur një valë protestash. E ftuar në ”News 24”, deputetja Albana Vokshi ka hedhur akuzua ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka grabitur paratë e shqiptarëve. Ajo theksoi edhe se protesta e 11 shkurtit hapi siparin e revolucionit demokratik në Shqipëri, duke shtuar se PD-ja nuk do të heqë dorë nga protestat. Sipas saj edhe vetë socialistët e shohin të ardhmen pas kryeministrin Edi Rama.
“Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, por një qeverisje që të rrisë rrogat dhe pensionet. Paratë i vjedh Edi Rama dhe i çon me valixhe tek McGonigal. Edi Rama e ka bërë që të ketë qasje personalisht në një shtresë në Amerikë dhe jo vetëm. Ka tentuar të korruptojë diplomatë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Është e qartë, Rama është kryeministri më i korruptuar. Rama duhet të dorëhiqej dhe t’i dorëzohej drejtësisë. McGonigal është në burg dhe Rama që e korruptoi duhet të ishte para drejtësisë, dhe nuk do të shpëtoj.
Po të uleni me socialistët, të ardhmen e shohin pa Edi Ramën. Përse qytetarët shqiptarë të mos bëjnë një jetë normale si të gjithë qytetarët në vendet e rajonit. Por jo se i vjedh Edi Rama. Kjo nuk është çështje vetëm e PD, por e të gjithëve”, tha Vokshi.