Albi Nako vë në siklet Alketa Vejsiu

Performanca  e këngëtares Rovena Stefa ka qenë mjaft provokuese. Skena të forta të krijuara nga koreografi Albi Nako duket se kanë shqetësuar Alketa Vejsiu.

Albi nga ana tjetër e ka cilësuar këtë performancë mjaft normale nëse do i hiqej dysheku dhe një puthje që Rovena shkëmbeu me balerinin Graciano Tagani.

Nga shpjegimi që po jepte Albi, moderatores Alketa iu duk sikur të ishte seksolog.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Pse nuk u bëre gjinekolog Albi, se me këto shpjegime po më dukesh si seksolog’-ka thënë Allketa.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Mos ki merak Alketa nuk jam shumë larg, edhe ne në profesion me hapjet kemi të bëjmë’ –i është përgjigjur koreografi duke vënë në siklet Alketën.

Skena të nxehta

Skenat e nxehta, të transmetuara sonte live në tv gjatë spektaklit “Dance With Me”, po bëjnë xhiron e rrjetit në pak minuta, duke u shndërruar në lajmin më të klikuar. por menjëherë pas kërcimit tejet erotik të Rovenës dhe balerinit Graciano Tagani, ka reaguar i pari Albi Nako: “Po t’i heqësh’ dyshekun nuk ka asgjë të tepruar”.

Ndërkohë që më pas fjalën e ka marrë protagonistja në vetë të parë, Rovena Stefa.

“Puthja ishte shumë e mirë, shumë e ngrohtë, unë falënderoj Gracianon për këtë moment”, shprehet Rovena.

Madje Albi Nako, ka gjetur kohë që të bëjë shaka, duke thënë se motra e Rovenës, që është njëkohësisht edhe menaxherja e saj. Ai tha se “në momentin që testohej mënyra e puthjes në prova, motra e Rovenës ndërhynte dhe i thoshte këngëtares se puthja nuk duhet të bëhet ashtu, por bëhet kështu… dhe e puthte vetë balerinin për ta shpjeguar më së miri”.

Por menjëherë ka ndërhyrë Rovena, duke thënë se “kjo që tha në fund Albi nuk është e vërtetë, sepse motrës time nuk i lejohet aspak të hyjë në ambientin e provave”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?