Albin Kurti dhe përplasja në Bruksel, presioni për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane në Bruksel Josef Borrell, patën një takim me përplasje që duket se çuan disa hapa prapa përpjekjet e deritanishme të Kosovës në rrugën e BE-së, por edhe në dialogun me Serbinë.

“Ajo çfarë pamë dje në Bruksel ishte asgjë përveç një deklarim politik me synime të ulëta politike por jo përshkrim serioz dhe pozicion i saktë i shtetit të Kosovës. Kurti pati kohë për elaborim politik e demokratik dhe nuk pati kohë për një qartësim të një situate te caktuar”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK.

Procesi i dialogut ka prodhuar vetëm një marrëveshje, atë të targave. Përplasja me zyrtarët e Brukselit u pa edhe në takimin e fundit, që nga diskutimi për marrëveshjen e Stabilizim-asocimit, devijoi në debate për dialogun me Serbinë.

Kjo bëri të vihet në pikëpyetje edhe vazhdimi i takimeve për dialog me Serbinë, pasi sipas shefit të diplomacisë Borrell, nuk do të sillnin asnjë rezultat me qasjen që ka kryeministri Kurti. Se çfarë do t’i sjellin Kosovës veprimet e Kurtit mbetet te shihet ne pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP