Albin Kurti: Dua Lipa është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit kosovar
Diva e muzikës pop në botë, artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa, u nderua me një çmim për rol të shquar udhëheqës në trajtimin e çështjeve me rëndësishme sikurse të drejtat e grave, ndarë nga Këshilli i Atlantikut, me rastin e 60 vjetorit të kësaj organizate amerikane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar yllin e muzikës pop në botë, si mishërim i shpirtit fitimtar që ka populli kosovar. ”Ajo vazhdon të na bëj krenarë me punën e saj të pandalshme e talentin e saj të rrallë”.
Postimi i plotë
Dua Lipa vazhdon të frymëzojë e mahnisë botën dhe të lartësojë emrin e Kosovës.
Çmimin për Lidership të Shquar nga Këshilli Atlantik ajo e pranoi në emër të të rinjëve të Kosovës, ndërsa i bëri thirrje Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Dua është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit tonë. Ajo vazhdon të na bëj krenarë me punën e saj të pandalshme e talentin e saj të rrallë.