Albin Kurti i përgjigjet Ramës pas Samitit: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet lidhur me një deklaratë të Edi Ramës në një intervistë ku shprehej se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”. Në përgjigjen e tij, Kurti tha se veriu është tokë e Kosovës dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë që trupat e NATO-s të jenë në koorperim me trupat e policisë së Kosovës. Policia është responderi i parë EULEX i dyti dhe KFOR-i është i treti.
Vija kufitare me Serbinë është shumë e madhe dhe ka nevojë për trupa shtesë. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe integriteti territorial është i pacënueshëm”, tha Kurti.