Albin Kurti kritika BE-së për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe: Vendim i padrejtë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Sipas tij, ky vendim është “edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”.
Gjithashtu, Kurti shprehet; “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”.
Mes të tjerash, Kurti i bëri këto komente për gazetarët, gjatë përurimit të disa hapësirave të rinovuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.