Albin Kurti në Durrës, viziton të prekurit në stadiumin “Niko Dovana”
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja ka udhëtuar drejt Durrësit, ku do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.
Aktualisht Kurti ndodhet në stadiumin e qytetit.
“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit”, u shpreh ai.
Ju kujtojmë se dje Kurti qëndroi në Gjilan, ku mori pjesë në varrimin e dy vëllezërve Abazi, të cilët u gjetën të vdekur nën gërmadhat e një hoteli në Durrës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.