Albin Kurti: Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare

Kryetari i Vetetëvendosjes, Albin Kurti bën thirrje për një “pranverë shqiptare”.

“Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare meqënëse në kushtet kur ekonomikisht jemi të dobët dhe ushtritë janë inekzistente është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe demokratizojë veten në mbrojtje të interesit të tij shtetëror” u shpreh Kurti ne nje prononcim për median pas bisedes qe pati me studentët në fakultetin e Shkencave Sociale.

Kurti ishte sot paradite në Fakultetin e Shkencave Sociale në mbështetje të studentëve protestues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albin Kurti: “Protesta e studentëve në këtë dimër që nuk po kalon janë ngjarja më e bukur shoqërore dhe zhvillimi më autentik politik vitet e fundit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Po bashkimit me Serbine jo pazarit me Serbine

“Ne themi po bashkimit me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë. Bashkimi duhet të na rrisë e jo të na fragmetizojë, duan ta ndotin fjalën bashkim duke e sajuar skemën sipas të cilës për të bashkuar me Shqipërinë duhet ti japim tokën Serbisë. Serbia na ka borxh shumë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?