Albin Kurti pret Elisa Spiropalin: Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga autoritetet më të larta. Kryeministri Albin Kurti ka postuar fotot në Facebook, ku shkruan se diskutuan mbi bashkëpunimin ndërmjet dy Kuvendeve. ”Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë”,-shkruan Kurti.

Postimi i plotë

Mirëprita Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës së re së fundmi. Së bashku diskutuam mbi bashkëpunimin tonë të gjerë dhe të fuqishëm, duke theksuar edhe atë ndërmjet dy kuvendeve tona.

Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë.

Trashëgimia e bashkëpunimit tonë është produktive dhe me rezultate pozitive, përkrahja e ndërsjellë dhe zhvillimi i përbashkët, për më shumë prosperitet dhe në të mirë të qytetarëve tanë.

SHKARKO APP