Albin Kurti takon Lorik Canën: Po shkëlqen në promovimin e kulturës kombëtare shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana. Sporti ishte në thelb të takimit Kurti-Cana, të cilët theksuan edhe njëherë rëndësinë e masivizimit të tij.

“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë.

Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare”, shkruan Kurti.

SHKARKO APP