Albin Kurti tregon se si i ndodhi aksidenti në Tiranë

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i ftuar në SYRI TV u pyet në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

“Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti në ‘Çim Peka Live’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?