Albina Deda: Seancë funebër e këtij Parlamenti

 

Seanca e sotme në kuvend është e fundit për sa i përket këtij viti. Opozita sapo përfundoi protestën e saj të tretë, ku kjo e ditës së sotme ishte për të rinjtë e drejtuar nga Formi Rinor i Partisë Demokratike. Deputetja e PD-së Albina Deda nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook ka bërë një analizë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka ndodhur me shqiptarët dhe Shqipërinë, këto 12 muaj. Deda ka shton se: "Kjo qeveri për dy vite ka si të vetmen "arritje", "punësimi i shqiptarëve " si azilant. Asgjë nga premtimet e qeverisë së mashtrimit, madje i trajton emigrantët Shqiptare vetëm si "bankomat". Nga eksodet biblike të post 90-ës dhe sipas Eurostat, jashtë vendit jetojnë mbi 1.2 milionë".

Sipas deputetes kriza e emigrantëve këtë vit është rritur ndjeshëm dhe kjo falë reformave negative që ka ndërmarrë qeveria. "Po mbyllim një vit tepër të vështirë. Sipas shifrave të MMSR-së, zyrtarisht në Itali nga 506 mijë emigrantë shqiptarë të regjistruar me letra të rregullta, 250 mijë janë kontribuues dhe taksapagues të rregullt. Nga këta, 210 mijë janë me kontrata të rregullta si të punësuar duke i paguar përafërsisht 3.1 miliardë euro taksa vjetore shtetit fqinj me rreth 40 mijë biznese. Ata janë edhe të vetëpunësuar si ndërtues apo si artizanë, në bujqësi apo edhe me tregti.  Rinia ka pushtuar bankat e dijës, ku rreth 130 mijë janë nxënës e studentë, ndërsa mbi 88 mijë janë fëmijë të lindur në Itali.  Brezi i tretë aty me një moshë prej 60- 65 vjeç nuk janë më shumë sesa 29 mijë shqiptarë, por shumica e tyre kanë punuar aty apo jetojnë me fëmijët",  thekson më tej Deda.

Në  fund deputetja ka përmendur se ky vit do të ketë sofrat e shqiptarëve me festën e dhimbjes, sepse sipas saj shumë familje janë të pa puna dhe nuk përfitojnë as ndihmat sociale. "Shumë familje janë drejt mbijetesës. Shumë fëmijë vuajnë nga uria, të ftohtit. Shumë të sëmurë janë pa përkujdesje. Shumë persona të moshës së tretë janë braktisur. Shumë familje kanë humbur të afërmit e tyre. Shumë familje janë në errësirë. Shumë familje janë të papuna, apo kanë humbur vendin e punës, madje dhe në burg nga pamundësitë për të paguar detyrimet. Shumë të sëmurë me tumore pa trajtimin e duhur dhe përkujdesjen në momentet e fundit. Shumë sofra janë bosh dhe shumë familje nuk kanë çfarë të shtrojnë në këtë fund viti", ka shtuar më tej deputetja Deda.

Si për urim për festat e fundvitit, Albina Deda ka ndarë dhe ka sensibilizuar me një mesazh. "Festa në lot, pamundësi dhe më e keqja se viti që po vjen do të jetë dhe më i zymtë. Shpresa për më mirë është në dorën e gjithë secilit. Duhet të bëhemi bashkë të gjithë dhe ta ndryshojmë këtë tabllo të zymtë që nuk e meritojmë. Mjaft me vuajtje. Mjaft me mashtrime. Zotërinj qeveritare!!!  Ju jeni të pashpirt", përfundon statusin në rrjetin social facebook.

R.Sh

SHKARKO APP