Alqi Bllako drejt qelisë, Pandeli Majko drejt parlamentit!

Deputeti i PS Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar nga parlamenti heqjen e imunitetit parlamentar, ka dorëzuar sot vullnetarisht mandatin e deputetit. Pas këtij veprimi ai arrestohet nga SPAK, kurse në vend të tij vjen ish-kryeministri Pandeli Majko.

Sipas listës dhe renditjes së emrave të PS në KQZ, pas Alqi Bllakos, mandati i shkon Pandeli Majkos.

Sot ministri i drejtësisë, Manja tha për mediat se “Qëndrimi i qeverisë dhe i PS sa herë ka të bëjë me drejtësinë ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë janë të saj. Ne inkurajomë drejtësisë që të kryejë hetime. Ne kemi qenë të bindur kur kemi marrë Reformën në Drejtësi se ishte aspirata e shqiptarëve për të pasur qeveri të pavarur. Kushdo që shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra mazhoranca e la të lirë deputetin e saj drejt qelisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?