Aldi Fusha: Parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm… për qarkullim kuadri!
Aktualitet E Hënë, 4 Janar 2021 20:12
Koordinatori i LSI në Farkë, Aldi Fusha shprehet se Parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm… për qarkullim kuadri!
“Të dashur miq,
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një sesion jo të zakonshëm të thirrur me urgjencë nga kryeministri. 

Ky sesion i jashtëzakonshëm në ditë pushimi zyrtar, megjithëse Kuvendi nis zyrtarisht më 18 janar, NUK mblidhet për shkak të pandemisë.
Miqtë e mi,
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në sesion të jashtëzakonshëm për të qarkulluar kuadrot e Rilindjes nga një zyrë, në zyrën tjetër. 
Por, kjo politikë kuadri as mund ta freskojë e as mund ta ushqejë gjatë propagandën e një qeverie me imazh të rrënuar. 
Më 
prill populli do ta marrë fatin në duar për të mos e lënë qeverisjen në varësi të humorit të një njeriu, por për t’i kthyer vendit një qeverisje të përgjegjshme”, shprehet permes rrjeteve sociale, koordinatori i LSI në Farkë, Aldi Fusha.
KOHA JONË SONDAZH

